Mançevski: Me buxhetin për vitin 2019-të japim rezultatet që qytetarët i kërkojnë prej nesh
Shkup, 26 nëntor 2018
Ministri i shoqërisë informatike dhe administratës Damjan Mançevski, në konferencën e sotme për shtyp e prezantoi propozim-buxhetin e MSHIA-së, për vitin 2019-të.
Buxheti i përgjithshëm i MSHIA-së për vitin 2019-të është 1.554.840.000 denarë dhe shënon një rritje të vogël krahasuar me buxhetin e vitit të kaluar, kur arriti në 1.486.050.000 denarë. Këtë vit, ashtu si dhe vitin e kaluar, pjesa më e madhe e këtyre parave, dmth. 77%, janë paraparë për financimin e RTVM-së, RDM-së dhe ASHMAA-së.
"Praktika e vitit të kaluar, për të cilën është marrë konfirmim edhe nga palët e interesuara, tregon se në këtë mënyrë duke siguruar mjete monetare nga buxheti, RTVM-ja, ASHMAA-ja dhe RDM-ja marrin fonde të rregullta dhe të parashikueshme. Tani ata kanë mundësi ta planifikojnë punën dhe programin e tyre në afat të gjatë si dhe të kenë një politikë editoriale autonome dhe të pavarur", theksoi ministri Mançevski.
Siç nxorri në pah Ministri i Mançevski, gjatë vitit 2018-të janë përgatitur më shumë strategji të tilla si Strategjia për Reforma të Administratës Publike, Strategjia për të dhënat e hapura 2018-2022, Strategjia nacioanle për Sigurinë kibernetike 2018-2022, Planin nacional të menaxhimit me cilësi në sektorin publik 2018-2020. Deri në fund të këtij viti do të finalizohet dhe strategjia e internetit brezgjerë, ndërsa nga mesi i vitit të ardhshëm do të kemi strategji të re naciolale afatgjate të TIK-ut. Për disa prej aktiviteteve të parapara në strategjitë janë siguruar mjete monetare nga buxheti i MSHIA në 2019-të, por për shumë prej aktiviteteve janë siguruar fonde nga partnerët e komunitetit ndërkombëtar.
"Këtu po i referohem procesit të futjes së kritereve për shërbime të larta menaxheriale dhe hartimit të një ligji të ri. Analiza funksionale horizontale e organeve të administratës shtetërore është një tjetër proces kompleks i cili në mënyrë aktive do të realizohet në vitin 2019-të për të cilin kemi siguruar mjete financiare nga donatorë të huaj. Në anën e shoqërisë informatike, këtu është implementimi i planit aksional për sigurinë kibernetike, për të cilin ofrohen mjete monetare përsëri nga donatorë të huaj", informoi ministri Mançevski.
Ministri, njoftoi dhe Portalin nacional të e-shërbimeve, si pikë e vetme e kontaktit të qytetarëve me institucionet shtetërore.
"Portali do të lëshohet në përdorim në fillim të vitit 2019-të. Në fazën e parë të zhvillimit të Portalit, shërbimet do t'u drejtohen qytetarëve, por portali në zhvillimin e mëtejshëm do të jetë baza mbi të cilën do të ndërtohen gjithnjë e më shumë shërbime për komunitetin e biznesit. Për këtë, përsëri jemi duke punuar me ndihmën e BE-së, qëllimi i portalit të e-shërbimeve është që ta rrisë efikasitetin e institucioneve shtetërore dhe të ofrojë shërbime më të shpejta dhe më të thjeshta duke krijuar një pikë të vetme kontakti ndërmjet qytetarëve dhe bizneseve nga njëra anë dhe ofruesve të shërbimeve, nga ana tjetër. Portali mundëson edhe lidhjen me Regjistrin nacional të popullsisë, prej ku do të merren të dhënat bazë për qytetarët", tha ministri Mancevski.
Një project tjetër që do të realizohet gjatë vitit 2019-të, i cili ka për qëllim lehtësimin e procesit të marrjes së shërbimeve nga administrata publike, është Një pikë për shërbimet.
"Gjatë vitit 2019-të, në çdo qytet të madh do të hapen zyrat (qendrat) ku qytetarët mund të drejtohen në një vend, p.sh. Një pikë për shërbime, për shërbimet të cilat i ofrojnë disa institucione shtetërore. Shumica e zyrave që do të përdoren do të jenë klubet aktuale të internetit, të cilat sipas analizës së bërë, kanë treguar se janë të panevojshme dhe jo funksionale. Me konvertimin e këtyre objekteve në qendrat për një pikë shërbimi, këto hapësira do të vihen në shërbim të plotë të qytetarëve", theksoi ministri Mançevski.
MSHIA-ja, aktualisht po punon edhe në projektin Regjistri i popullsisë, si bazë e vetme e të dhënave e cila do të sigurojë informacione të përditësuara për popullsinë e Maqedonisë. Regjistri Qendror i Popullsisë do t'u mundësojë institucioneve të kenë një status të rregullt të përditësuar për të dhënat personale të popullsisë. Saktësia e të dhënave të cilat përdoren në procedurat administrative nga institucionet është vendosur në nivelin maksimal dhe i njejti do të monitorohet dhe kontrollohet. Me implementimin e këtij sistemi eliminohet mundësia e përdorimit të të dhënave personale të rrejshme. Të dhënat në Regjistrin Qendror të Popullsisë janë bazë për lëshimin e një identiteti elektronik për qytetarët, i cili më tej përdoret në portalin e e-Shërbimeve.
"Në periudhën e kaluar ishim të përqëndruar në analiza, plane dhe strategji. Viti 2019-të është viti i dorëzimit të rezultateve. Fillojmë me riorganizimin dhe optimizimin e administratës. Më në fund, t’i bëjmë gjërat të cilat të gjithë qytetarët i kërkojnë nga ne, por askush nuk dëshironte t'i zbatonte. Fillojmë edhe me digjitalizimin masiv të Maqedonisë. Institucionet duhet të jenë shërbim i qytetarëve. Do t'i sjellim shërbimet më pranë qytetarëve. Administratë moderne për shtet modern", përfundoi ministri Mançevski.
Мinistria për shoqëri informatike dhe administratë