Bashkëpunimi maqedono-slloven në fushën e TIK-ës
14 maj 2018, Shkup
Ministri për shoqëri informatike dhe administratë Damjan Mançevski, sot realizoi takim pune me z. Jurij Bertok, drejtor general në Drejtorinë për informatikë në kuadër të Ministrisë për administratë publike në Republikën e Sllovenisë.
Ministri Mançevski iu referua projekteve rrjedhëse dhe planeve strategjike për zhvillim të teknologjisë informatike dhe komunikative (TIK), në Qeverinë e RM-së dhe në fushat në të cilat mundet të thellohet bashkëpunimi me Republikën e Sllovenisë.
Gjatë takimit z. Bertok i ndau përvojat sllovene dhe praktikat pozitive në fushën e digjitalizimit dhe tregoi gatishmëri për bashkëpunim të hapur ndërmjet dy shteteve që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen. Kjo përfshin lidhje të institucioneve shtetërore me shoqërinë afariste nga fusha e shoqërisë informatike dhe bashkëpunim në fushën e e-Qeverisë dhe digjitalizimin të administratës publike.
Pala sllovene u ofroi ftesë për vizitë studimore te përfaqësuesit e MSHIA-së, ku grupet ekperte do të munden të njihen me me qasjen sllovene deri te transformimi digjital dhe të realizojnë bashkëpunim të drejtpërdrejtë.
Takimit I paraprinte vizita e përfaqësuesit të MSHIA-së i cili mori pjesë në seancën e njëmbëdhjetë të Komisionit të përzier sipas Marrëveshjes për bashkëpunim ekonomik ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Sllovenisë, në Lublanë - Slloveni, ku u nënshkrua Protokolli për bashkëpunim i cili përfshin edhe bashkëpunim në fushat e TIK-ës dhe digjitalizimit.
Ministri Mançevski iu referua aktiviteteve për përparimin e politikave për publikimin e të dhënave të hapura nga institucionet shtetërore për përmirësimin e transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve.
Мinistria për Shoqëri Informatike dhe Administratë