Mançevski: Të punësuarit përmes Marrëveshjes Kornizë do të shpërndahen në vendet e duhura të punës në insitucionet e sektorit publik
28 mars 2018, Shkup
Problem i trashëguar me 1600 të punësuar në pajtim me Marrëveshjen Kornizë më në fund është kapërcyer. Këtë e njoftoi ministri për shoqëri informatike dhe administratë dhe zëvendëskryeministri Hazbi Lika në konferencën për shtyp.
“Sipas analizës në të cilën kemi punuar në periudhën e fundit dhe qarkun e nevojave të institucioneve dhe kualifikimeve profesionale të të punësuarve, bëmë një plan për shpërndarjen e 985 personave, të punësuar sipas Marrëveshjes Kornizë. Kriteret themelore për shpërndarjen janë arsimi, përvoja e punës, gjendja aktuale e numrit e të punësuarve në institucione ku janë të shperndarë dhe vendi ku jetojnë”, shpjegoi Mançevski.
Siç theksoi ministri bëhet fjalë për shpërndarjen të cilëve iu konvenon edhe personave që do të jenë të shperndarë por edhe institucioneve. Për këtë arsye më process janë të përfshirë një numër i madh I institucioneve të cilët duhet të marrin një numër të duhur të personave.
Si rezultat të vullnetit politik pët tejkalimin e këtij problemi në procesin iu paraprinë ndryshimet e Ligjit për nëpunësa administrativ dhe Ligjit për të punësuarit në sektorin publik, Ligjin për manxhiin e të ardhurave publike, Ligjin për porcedurë tatimore dhe Ligjin për kontribute nga sigurimi i obligueshëm social.
“Krijuam kushte që këta të punësuar të mund të shpërndahen jo vetëm në shërbimet administrative, që ishte rasti deri tani, por edhe në institucione nga sektori publik, me çka është rritur numri i institucioneve në mënyrë të konsiderueshme ku këta persona do të fillojnë me punë. Ajo që është e rëndësishme të përmendet është se përderisa këta persona refuzojnë të shpërndahen në vendet e punës të parashkiuar për ata sipas kritereve të përmenduratë do të dalin nga transfer lista e MSHIA-s. Në momentin që kërkohen për të marëë përsipër punën, ata duhet që ta pranojnë ofertën. Nëse përsëri refuzojnë marr[ëveshja me ata do të ndërpritet”, informoi ministri.
Në këtë faze zgjidhet problemi me 958 personave nga 1600 personave tjerë. Pjesa e mbetur do të shperndaher në fazën e dytë. Qëllimi i institucioneve është të kenë kohë t’i ndryshojnë sistematizimet dhe gradualisht t’i përfshijnë të punësuarit e procesin e punës.
Punësimet e këtyre personave ka filluar në vitin 2008dhe deri më vinit 2014-15 kanë qenë të punësuar në pajtim me konkurset e publikuara nga Sekretariati për zbatimin e Marrëveshjes Kornizë.
Мinistria për Shoqëri Informatike dhe Administratë