Takimi i parë e Grupit punues sektorial për lidhjen digjitale

28 mars 2018, Shkup

Grupit punues sektorial për lidhjen digjitale, me të cilën kryesoi ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski, sot e mbajtë takimin e tij të parë.

Takimi i parë e Grupit punues sektorial për lidhjen digjitale

Qëllimi i takimit, në të cilën morën pjesë perfaqesuesit e institucioneve shtetërore, sektori I TIK-ut, bashkësitë civile dhe organzitat, ishte njojha e objektivave, afateve, projekteve prioritare dhe mënyra e punës, si dhe përgatitja e e një liste të shkurtër indikative për lidhjen digjitale.

Ministri MAnçevski thekso se, në bazë të Strategjisë të Komisionit Evropian për Ballkanin Perendimor, në pjesën e Agjendës digjitale ka mjete shtesë të cilat mund të investohen në rajon, perfshirë edhe Maqedoninë.

"Është e nevojshme të përgatisim listë të shkurtër indikative për lidhje digjitale të cilat duhen të jenë të drejtuara në rritje ekonomike, inovacione, progres, po edhe integrim digjital për Ballkanin perendimor, në kuadër të sferave dhe qëllimeve të definuara në Planin aksional shumëvjeçarë për zhvillim rajonal në Ballkanin Perendimor: rrjete dhe shërbime për lidhje digjitale dhe qasje, besim dhe siguri në shërbimet digjitale, shoqëri digjitale dhe ekonomi, të dhëna ekonomike, standard dhe interoperabilitet”, theksoi ministri Mançevski.

Qasja sektoriale paraqet princip gjithëpërfshirës të IPA 2, i cili ka për qëllim t’a përforëcojë... mbi politikën në sektorin publik dhe të rritet koherenca në mes politikës sektoriale, shpenzimet e Qeverisë dhe rezultatet.

“Qasja sektoriale është mënyra që e kërkon Komisioni Evropian, po edhe ne si Qeveri dëshirojmë t’a zbatojmë, që do të thotë qasje e përbashkët e institucioneve, sektorit joqeveritar, dhomat, kompanitë, për planifikim sektorial të projekteve në pjesën e lidhjes digjitale”, tha Mançevski, duke shtuar se ky është mekanizmi I cili mund të sigurojë mbështetje të mire financiare dhe të kontribojë drejt zhvillimit të përgjithshëm të shtetit.

Duke treguar se tashmë është formuar Këshilli nacional për TIK, ministri Mançevski shtoi se për momentin në fazen e përgtitjes është Strategjia për rritjen e penetrimit të internetit brezgjërë, Strategjia për Siguri Kibernatike, strategjia afatgjate e TIK-ut etj.

Прв состанок на Секторската работна група за дигитално поврзување

 

Мinistria për Shoqëri Informatike dhe Administratë