Mançevski: Me SRAP do të sigurojmë administratë profesionale

21 shkurt 2018, Shkup

Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski, sot e prezantoi Strategjinë për reforma në administratën publike për periudhën 2018-2022 dha Planin Aksionaltë cilat ishin të miratuar në seancën e fundit të Qeverisë.

Qëllimi i Strategjisë është të sigurojë administratë publike efikase, produktive dhe profesionale.

Mançevski: Me SRAP do të sigurojmë administratë porfesionale

“Ky është dokumenti i pare për reforma në administratën publike i cili përmban në vete planin aksional, indikatorë konkret dhe buxhet për realizimin e masave. Në këtë mënyrë do të shmangim rrezikun që reforma në administratën publike të jetë vetëm edhe një document tjetën në letër”, theksoi ministri Mançevski.  

Strategjia parshikon katër fusha kryesore, siç janë: krijimi dhe zhvillimi i politikave, shërbim public dhe menaxhim me burimet njerëzore, llogaridhënie dhe transparencë dhe dhënie të shërbimeve, dhe mbështetja e ITK-së në administratë.

Ministri tha se në Strategji parashikohet edhe plani për depolitizimin e administratës, si një prej problemeve themelore që është shfaqur në periudhën e fundit. Kjo do të sigurohet përmes avancimit të procedurave për seleksionim, punësim dhe avancimi mbi bazat e parimeve të meritës, trajtim të barabartë dhe të drejtë, si dhe përfaqësim adekuat dhe të drejtë të përkatësive të komuniteteve.

Манчевски: Со СРЈА ќе обезбедиме професионална администрација

“Për të arritur efikasitet dhe profesionalizmit më të lartë, sistemi i vlerësimit të nëpunësave administrativ do të ridefinohet. Do të vendosen bazat për shpërblim sipas performancës që në fazat e reformës së mëvonshme do të mund i njejti të lidhet me sistemin e pagave”, tha ministri Mançevski.  

Në lidhje me ndjekjen dhe vlerësimin e SRAP, MSHIA, do të merr përsipër t'i paraqes raportet për zbatimin e planit Aksional në Këshillë dhe në Qeveri.

Përveç kësaj, në lidhje me sigurimin e transparencës dhe përfshirjes në procesin e monitorimit dhe raportimit, do të mbahen mbledhje të rregullta me të gjitha palet e interesuara, janë të parashikuara debate publike për shkallën e implementimit dhe rezultatet e arritura të Strategjisë, si dhe propozime për rishikimin e planit Aksional. Debatet publike do të jenë të hapura për të gjithe palet e interesuara.. 

Strategjia për reforma në administratën publike për vitin 2018-2022 (лектура во тек)

Plani Aksional për Strategjinë për reforma në administratën publike për vitin 2018-202

 

Мinistria për Shoqëri Informatike dhe Administratë