Shpërndaje:

30.000 fëmijë të familjeve me rrezik social marrin internet falas për të vijuar mësimin online

Shkup, 7 prill 2020

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski, sot nënshkruan marrëveshje me drejtorin e Telekomit të Maqedonisë Nikolla Ljushev, për dhurimin e internetit falas për mësimin në distancë të 30.000 nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme të familjeve me rrezik social, të cilët do të marrin 10 GB në muaj.

Siç theksoi ministri Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski, me këtë marrëveshje mundësohet që mësimi në shkollat fillore dhe ato të mesme, i cili sot është i organizuar nëpërmjet mësimit prej në shtëpi, të jetë i disponueshëm për të gjithë.

,,Duke pasur parasysh se ka nxënës të cilët s’kanë qasje në internet për të vijuar mësimin në distancë, lindi nevoja që t’ju ndihmojmë. Interneti do të mundësojë qasje në platformën e mësimit, në përputhje me udhëzimet dhe masat e Ministrisë së arsimit dhe shkencës. Në këtë mënyrë nuk lëmë asnjë fëmijë dhe të gjithëve u sigurojmë internet që të kenë mundësi të vijojnë mësimin. Këto janë kohë të jashtëzakonshme dhe nevojitet ndihmë e jashtëzakonshme”, theksoi Mançevski.

Ashtu siç theksoi ministri, tani është më rëndësi solidariteti i të gjithë faktorëve të shoqërisë. Tani është me shumë rëndësi transformimi digjital sepse vetëm në këtë mënyrë është e mundur të ofohen të gjitha shërbimet dhe qytetarët të kenë qasje në to.

Minsitri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi, rikujtoi se mësimi në shkollat fillore dhe në ato të mesme vazhdon të organizohet nëprmjet mësimit në distancë, përkatësisht mësimit prej në shtëpi dhe i njëjti konsiderohet si formal. Kjo do të thotë se viti shkollor nuk është ndërprerë dhe do të vijon të realizohet deri në përfundimin e plotë të tij në afatet e parapara ligjore.

,,Në përputhje me të dhënat të cilat i morëm nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) gjithsej 30.000 nxënës në vendin tonë vijnë prej familjeve në nevojë. Sot, të gjithë atyre po u lehtësojmë të vijojnë mësimin nëpërmjet internetit. Nënshkruam marrëveshje me Telekomin e Maqedonisë dhe këtyre fëmijëve do t’u sigurojmë qasje në platformën e mësimit dhe nëpërmjet mësimit në distancë ta përfundojmë me sukses vitin shkollor”, theksoi Ademi.

Sipas drejtorit ekzekutiv të Telekomit të Maqedonisë Nikolla Ljushev, një prej prioriteteve më të mëdha në situatën e jashtëzkonshme është të sigurohet arsim për fëmijët, ndërsa kyçe janë bashkëpunimi i institucioneve kompetente dhe sektori i biznesit.

,,Një prej prioriteteve më të mëdha në situatë të jashtëzakonshme është arsimimi i fëmijëve. Ne kemi obligim jo vetëm të sigurojmë lidhje interneti të fortë dhe stabile, por edhe të kontribuojmë ndaj kushteve të njëjta për të gjithë fëmijët. Përfshirja e kategorive në nevojë në botën digjitale është obligim për të gjithë, veçanërisht tani kur rruga e vetme në të cilën lëvizim është online”, tha Ljushev.

Shpërndarjen e kartelave deri te familjet në nevojë të cilët kanë fëmijë në shkollat fillore dhe ato të mesme do ta realizon Ministria e punës dhe politikës sociale.

Мinistria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form