Shpërndaje:

Maqedonia e Veriut pjesë e programit për administratë digjitale të Bashkimit Evropian - Mançevski dhe Han nënshkruan marrëveshje pranimi

Shkup, 03 prill 2020

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski, nënshkruan marrëveshje për pranimin e Maqedonisë së Veriut në Programin për administratë digjitale-ISA2 të Bashkimit Evropian, me komisarin për buxhet dhe administratë Johanes Han.

Bëhet fjalë për program qendror të Bashkimit Evropian, i cili mbështet aktivitete për zhvillimin e TIK-ut, në administratën publike, ofrimin e shërbimeve elektronike dhe në përgjithësi digjitalizimin e sektorit publik.

,,Thënë thjesht, ky është vendi ku bëhen plane mbi zhvillimin e shoqërisë informatike dhe shkëmbim të përvojave ndërmjet shteteve anëtare, zhvillim të standardeve dhe teknologjive të reja nga kjo fushë, ndërsa ne do të mund të japim kontributin tonë. Ky program është dedikuar për vendet anëtare të Bashkimit Evropian, por është bërë përjashtim që të lejohet edhe shteti ynë si vend kandidat, të jetë anëtar aktiv”, theksoi ministri Mançevski.

Siç theksoi ministri Mançevski, nga aspekti ekonomik, përftimet për ne si shtet janë të qarta. Anëtarësimi i cili paguhet për anëtarësim në këtë program është me vlerë më të ulët se shpenzimet vjetore të cilat i kemi për kyçje në rrjetin TESTA-ng.

Pas përfundimit të këtij programi, i njëjti do të transformohet në një program akoma edhe më të madh të quajtur Digital Europe, i cili do të merret me fotografinë më të madhe të digjitalizimit në Bashkimin Evropian. Këtu do të shqyrtohen dhe miratohen standardet dhe drejtimet e ardhshme për zhvillim të agjendës së digjitalizimit. Maqedonia e Veriut në mënyrë aktive do të marrë pjesë në definimin e zgjidhjeve dhe standardeve të ardhshme nga kjo fushë, të cilat më tej edhe ne do t’i implementojmë dhe zbatojmë.

Komisari Han, potencoi se në këtë mënyrë, me pranimin e Maqedonisë së Veriut drejt këtij programi, ne tani më jemi pjesë e Bashkimit Evropian. Ai i përshëndeti përpjekjet e shtetit tonë për inkuadrim drejt ISA 2, ndërsa si konfirmim për këtë është lëshimi që BE-ja e bën, duke i mundësuar edhe Maqedonisë së Veriut, anëtarësim të plotfuqishëm në këtë program.

Në përputhje me rekomandimet për menaxhim me Covid-19, nënshkrimi u bë në mënyrë digjitale. Ashtu siç theksuan të dy, ky është edhe një shembull për rëndësinë e transformimit digjital për mbarëvajtjen e të gjitha aktiviteteve edhe në gjendje të jashtëzakonshme.

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form